Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, i cili përfshin të dhënat për aksidentet në trafik, gjobat e shqiptuara dhe veprimet policore.
Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 57 aksidente trafiku. Prej tyre, 26 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 31 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka shqiptuar 1,953 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Po ashtu, janë arrestuar 30 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.




