Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një oficeri korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë, nën dyshimin për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas aktakuzës, i dyshuari me inicialet D.Q., gjatë periudhës qershor-gusht 2025, në tri raste të ndara, dyshohet se ka pranuar përfitime financiare nga një person i privuar nga liria, me qëllim të kryerjes së veprimeve në kuadër të detyrës zyrtare.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor dhe, përveç dënimit penal, t’i shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.




