Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka shënuar rekord të ri në kthimin nga investimet gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të FKPK-së, nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, kthimi bruto nga investimet ka arritur rreth 312 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar në një periudhë gjashtëmujore.
Bashkë me kthimet e viteve 2023, 2024 dhe 2025, FKPK ka grumbulluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet për periudhën janar 2023 – qershor 2026.




