Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për datat 12 dhe 13 korrik 2026.
Sipas njoftimit, çmimet maksimale janë:
Nafta (dizel): 1.50 euro për litër
Benzina: 1.39 euro për litër
Gasi: 0.61 euro për litër
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.




