Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, së bashku me ministren e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë vizituar punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Prekoc–Marec–Krilevë (R123a).
Projekti përfshin rehabilitimin e 16 kilometrave rrugë dhe ka vlerë 3.1 milionë euro, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë vizitës u diskutua edhe koordinimi ndërmjet institucioneve për trajtimin e lumit Marec, me qëllim parandalimin e vërshimeve dhe mbrojtjen e rrugës nga dëmtimet.
Sipas institucioneve, projekti synon krijimin e një infrastrukture më të qëndrueshme dhe në përputhje me standardet mjedisore.




