Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 6 aksident trafiku, prej tyre: 4 me lëndime ( 6 person janë lënduar) dhe 2 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 252 gjoba për kundërvajtje.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.




