Eksperti i energjetikës, Adhurim Haxhimusa, ka ngritur shqetësime për ndërtimin e një kompleksi banesor nga “Shala Swiss Group” në Pejë, pranë linjave të tensionit të lartë 110kV të KOSTT-it.
Në emisionin “Kiks Kosova”, Haxhimusa tha se kjo situatë paraqet rrezik për qytetarët, duke theksuar se investitorët shpesh përfitojnë nga mungesa e informimit të blerësve.
Sipas tij, afërsia me linjat e tensionit të lartë mund të paraqesë rrezik serioz në rast të ndonjë defekti apo rënieje të përçuesve elektrikë.
“Ka rregullore nga KOSTT për distancat e sigurisë, dhe për këtë arsye nuk është dhënë leje për një ndërtim të tillë”, deklaroi Haxhimusa.
Ai shtoi se hapësira pranë këtyre linjave mund të shfrytëzohet për aktivitete të tjera, por jo për objekte banimi, për shkak të rrezikut të mundshëm për jetën e njerëzve.




