Karabinierët italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë përfunduar një trajnim për Mbështetje dhe Defibrilim Bazik të Jetës (BLSD) në Kampin MSU në Prishtinë.
Trajnimi, i zhvilluar nga instruktorë të kualifikuar të Qendrës BLSD të Karabinierëve italianë, ka për qëllim rritjen e aftësive për reagim në raste të arrestit kardiak dhe emergjencave të tjera shëndetësore.
Pjesëmarrësit janë trajnuar për përdorimin e procedurave shpëtuese, përfshirë reanimimin kardiopulmonar (CPR) dhe përdorimin e defibrilatorëve automatikë (AED).
Sipas KFOR-it, ky trajnim forcon gatishmërinë e personelit të MSU-së gjatë patrullimeve në Kosovë dhe kontribuon në rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë në situata emergjente.




