Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.
Kurti e ka falënderuar ambasadorin zviceran për bashkëpunimin dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ai ka vlerësuar rolin e Zvicrës si një ndër mbështetëset kryesore të Kosovës ndër vite, duke përmendur përkrahjen në zhvillimin e institucioneve, kontributin në kuadër të KFOR-it dhe programet e zhvillimit.
Sipas Kurtit, bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të zgjerohet edhe më tej përmes rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe marrëveshjeve të reja tregtare.




