Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e fundit në pikat kufitare të Kosovës.
Pavarësisht pritjeve për fluks më të madh të mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe, situata aktualisht paraqitet e qetë.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku hyrja dhe dalja po zgjasin rreth 20 minuta, ndërsa kolona është rreth 250 metra.
Në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nuk kalon më shumë se 5 minuta.
Të dhënat janë përditësuar në orën 18:33.




