Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën e trajtimit të dëmeve nga vërshimet.
Ai ka deklaruar se, sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara nga vërshimet që nga viti 2022, ndërsa ka rikujtuar se në tetor të vitit 2024 Qeveria ndau 200 mijë euro ndihmë për Bosnjë dhe Hercegovinën pas përmbytjeve.
Ramadani ka ngritur pyetjen pse nuk është ofruar mbështetje e ngjashme për qytetarët e prekur në Kosovë, duke e cilësuar këtë qasje si të padrejtë.





