Gjykata Supreme e Kosovës ka ndryshuar vendimin ndaj Edmond Lajçit, duke ia zëvendësuar burgimin e përjetshëm me 30 vjet burgim për vrasjen e Gjyljeta Ukellës.
Supremja ka lënë në fuqi fajësinë e tij për vrasje të rëndë dhe mbajtje pa leje të armës, por ka vlerësuar se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për dënim me burgim të përjetshëm.
Sipas vendimit, dënimit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga 16 prilli 2024. Gjykata theksoi se dënimi prej 30 vjetësh është proporcional me peshën e veprës penale dhe në përputhje me ligjin.




