Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar një reagim më të fuqishëm nga Shqipëria ndaj deklaratave të fundit të ministres serbe, Snezhana Paunoviq, lidhur me Kosovën.
Ai theksoi se, si shtet amë i shqiptarëve, Shqipëria duhet të ketë një qëndrim më aktiv përballë deklaratave që, sipas tij, përbëjnë kërcënime dhe lidhen me të kaluarën e dhimbshme të Kosovës.
Sveçla shtoi se është e nevojshme të demaskohet, siç u shpreh ai, qasja e dyfishtë e Beogradit, duke theksuar se problemi i Serbisë nuk është vetëm me Kosovën, por me shqiptarët në përgjithësi./EO/




