Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka marrë pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, të organizuar në Bruksel nga Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC).
AKB u përfaqësua nga drejtoresha Lumnije Ajdini, e cila është edhe anëtare kandidate për zgjerim në EESC. Pjesëmarrja e saj, sipas AKB-së, përfaqëson angazhimin e komunitetit të biznesit të Kosovës në proceset evropiane dhe në promovimin e interesave ekonomike të vendit.
Në debat morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, vendeve kandidate, organizatave të punëdhënësve dhe shoqërisë civile, ku u diskutua për zgjerimin e BE-së, zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe afrimin e vendeve kandidate me standardet evropiane.




