Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, duke hedhur poshtë pretendimet se ai ka lidhje politike me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Haxhiut, Gashi është një prokuror me përvojë, i cili më parë ka ushtruar detyrën e kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore, ndërsa akuzat për afërsi politike i cilësoi si të pabazuara dhe si përpjekje për të dëmtuar procesin e emërimit.
Ajo tha se procesi është zhvilluar nën vëzhgimin e organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke shtuar se emërimi i kryeprokurorit ishte i domosdoshëm pas një periudhe të gjatë me ushtrues detyre në këtë pozitë./EO/




