Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të dhunës në familje në Malishevë.
Sipas raportit policor, një burrë kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij, me të cilën janë në proces të ndarjes, ka marrë fëmijët dhe është larguar në drejtim të Francës.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.




