Gjatë javës së kaluar, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar 191 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme.
Nga këto, 48 kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime. Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata me gjoba kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.
Në kuadër të aksioneve policore, janë sekuestruar edhe 17 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, së bashku me municion.
Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafik, Policia ka shqiptuar 4 mijë e 721 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit, prej të cilave 953 janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.




