Pas ditësh aludimesh në rrjetet sociale, tashmë është konfirmuar bashkëpunimi muzikor mes Yll Limanit dhe Rina Balajt.
Dy artistët kishin zgjuar kureshtjen e fansave pasi u vunë re në të njëjtin destinacion në Mallorca të Spanjës, ku dyshohej se po realizonin videoklipin e ri.
Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, Ylli dhe Rina kanë bërë të ditur se kënga e tyre do të publikohet sot në orën 18:00.
Tashmë fansat janë në pritje të projektit të ri nga dy këngëtarët.




