Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar takim me kryeministrin e ri të landit Baden-Württemberg, Cem Özdemir, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe këtij landi gjerman.
Ajeti ka thënë se dy palët kanë riafirmuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit dhe institucionalizimin e marrëdhënieve ndërmjet qeverive.
Sipas tij, Baden-Württemberg është një nga zonat më të rëndësishme për komunitetin kosovar në Gjermani dhe përfaqëson një urë lidhëse mes dy vendeve, përmes lidhjeve njerëzore, ekonomike dhe kulturore.




