Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit të vendit.
Haradinaj ka theksuar se opinioni i GjND-së i 22 korrikut 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë rrugën euroatlantike dhe të forcojë partneritetin me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran”, ka shkruar Haradinaj, duke e përmbyllur mesazhin me urimin: “Zoti e bekoftë Kosovën”.




