U.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga detyra të disa prokurorëve serbë që ishin larguar nga institucionet në vitin 2022.
Pas këtij vendimi, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë theksoi se Kushtetuta e Kosovës garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet e vendit dhe kërkoi që atyre t’u sigurohen mundësi të barabarta për pjesëmarrje në jetën politike dhe qytetare.
Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe dekretin e Haxhiut.




