Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të organizojë një sesion informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2.
Sesioni do të mbahet më 24 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë këtij aktiviteti, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të informohen për procedurat e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrje në skemën e granteve.
Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin sqarime rreth procesit të aplikimit.
MINTI ka ftuar të gjitha ndërmarrjet e interesuara që të marrin pjesë në këtë sesion informues.




