Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Morinë të Kukësit.
Sipas raportimeve të para, dyshohet se 35-vjeçari Shaban Hajdari, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Prizren, ka humbur jetën nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri.
Rrethanat e rastit dhe motivi i mundshëm ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
Policia e Kosovës pritet të japë detaje zyrtare lidhur me këtë rast tragjik.




