Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë dhe debatet rreth mocionit ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.
Haziri ka thënë se përplasjet politike mes Abdixhikut dhe nënshkruesve të mocionit duhet të mbeten një çështje e brendshme mes udhëheqjes së partisë dhe strukturave të saj.
Ai ka kritikuar debatet e ashpra publike dhe pozicionimet e ndryshme, duke vlerësuar se ato nuk i shërbejnë të ardhmes së LDK-së dhe mund të dëmtojnë besimin e anëtarësisë.
Sipas Hazirit, LDK-ja ka arritur sukseset më të mëdha kur ka qenë e bashkuar, ndërsa ka bërë thirrje për reflektim dhe ruajtje të unitetit brenda partisë.
“Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime”, ka shkruar Haziri, duke përcjellë mesazhin për pajtim dhe bashkëpunim.




