Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, shefen ad interim të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Emily Rakhorst.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e koordinimit ndërmjet dy misioneve.
Gjeneralmajor Ulutaş ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm mes KFOR-it dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për stabilitet dhe siguri në vend.




