Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka vizituar fshatin Kovragë të Istogut, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga breshëri në kulturat bujqësore.
Tahiri ka thënë se dëmet janë të mëdha dhe kanë prekur punën dhe investimet njëvjeçare të shumë familjeve që varen nga bujqësia.
Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë që të reagojnë me shpejtësi dhe të ofrojnë mbështetje e kompensim për fermerët e prekur.
Sipas tij, fermerët kanë nevojë për veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata, ndërsa ka premtuar se do të vazhdojë të kërkojë përkrahje institucionale për ta.




