Policia në veri të vendit ka arrestuar një person me inicialet M.P. (2001), i dyshuar për veprën penale “Dëmtim apo asgjësim i pronës”.
Sipas Policisë, i dyshuari më 10 korrik 2026 dyshohet se ka dëmtuar dy automjete në Mitrovicën e Veriut, duke i goditur me gurë.
Pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve në terren, policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin më 20 korrik. Gjatë arrestimit, ai ka tentuar t’i shmanget ndalimit, por është kapur nga zyrtarët policorë.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar dëmtimin e automjeteve. Ai gjithashtu kishte një urdhërarrest aktiv për veprën penale “Kanosje” dhe figuron i dyshuar edhe në disa raste të tjera penale.
Me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.




