Zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Albulena Haxhiu pritet të jetë përsëri propozimi për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Konjufca tha se kjo çështje ende nuk është diskutuar përfundimisht në Lëvizjen Vetëvendosje, por vendimi pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së partisë.
“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Besoj se do të jetë i njëjti propozim”, deklaroi Konjufca para mediave.




