Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, po feston sot 44-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e saj. Një urim i veçantë ka ardhur edhe nga motra e saj, Bubulina Krasniqi, e cila ka ndarë fotografi të përbashkëta nga periudha të ndryshme të jetës së tyre.
Bubulina e ka përshkruar Teutën si një person me energji të veçantë dhe një motër për të cilën ndihet me fat.
Teuta Krasniqi vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të skenës shqiptare, me një karrierë të gjatë në televizion dhe teatër. Ajo është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaias.




