Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë në autoudhë.
Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, mbi 32°C.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të zhvillohet normalisht, pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u bën thirrje operatorëve dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë orarin e përcaktuar.




