Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka akuzuar Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare se nuk po zbaton aktgjykimet e formës së prerë për pensionet e dyfishta të kategorive të dala nga lufta.
Sipas IKD-së, në disa raste qytetarëve u është njohur kjo e drejtë nga gjykatat, përfshirë Gjykatën Supreme, por vendimet nuk janë ekzekutuar dhe pagesat nuk janë realizuar.
IKD-ja ka kërkuar nga ministria zbatimin e menjëhershëm të vendimeve, ndërsa ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë rastet e dyshuara për moszbatim të vendimeve gjyqësore.




