Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar për nisjen e punimeve në rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë.
Sipas tij, projekti përfshin rregullimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një vlerë investimi prej rreth 1.85 milionë eurosh.
Basha ka bërë të ditur se ky është një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.




