Anëtarja e LDK-së, Janina Ymeri, ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur vendim zyrtar nga organet e partisë për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se nuk ka pasur as diskutim me Grupin Parlamentar të LDK-së për këtë çështje, duke theksuar se çdo marrëveshje politike kërkon kalimin nëpër disa etapa të komunikimit dhe pajtimit brenda partisë.
Sipas Ymerit, pretendimet se një koalicion mes LDK-së dhe VV-së është afër nuk përputhen me realitetin aktual.
Ajo u ka bërë thirrje delegatëve që të informohen drejt dhe ka theksuar se vendimi për të ardhmen politike i takon atyre, në përputhje me vullnetin e tyre të lirë.




