Alice Maselli duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale, pas përfundimit të lidhjes me Klodin.
Lajmi është bërë i ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga partneri i saj i ri, sportisti italian Gianmatteo Canfarelli. Në imazh, dyshja shfaqet e përqafuar, duke lënë të kuptohet se janë në një lidhje.
Romanca e re vjen disa muaj pasi u konfirmua ndarja e Alice nga Klodi. Ndërkohë, edhe ky i fundit ka vazhduar jetën e tij personale, duke u shfaqur në një lidhje të re pas përfundimit të marrëdhënies së tyre.




