Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për edicionin e radhës të “Sunny Hill Festival”, i cili nis sot dhe do të vazhdojë edhe gjatë datave 1 dhe 2 gusht.
Përmes rrjeteve sociale, artistja ka shprehur entuziazmin për rikthimin në Kosovë dhe ka ndarë pamje nga përgatitjet e festivalit. Ajo ka vizituar hapësirën ku do të mbahet ngjarja dhe ka vlerësuar punën e familjes së saj dhe ekipit organizues.
Dua Lipa ka ndarë gjithashtu momente nga mikpritja tradicionale kosovare, duke treguar se ka shijuar ushqime vendore si flia, pite, speca të mbushur dhe ajvar.
Me mesazhin për fansat “Shihemi sonte, Prishtinë!”, këngëtarja ka rritur pritshmëritë për atmosferën e festivalit, i cili pritet të mbledhë mijëra të pranishëm.




