Një grua është gjetur pa shenja jete të premten paradite në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se policia është njoftuar rreth orës 11:10 për një person të gjetur pa shenja jete në lumë.
Sipas tij, vdekja e gruas është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në terren.
Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e vdekjes.




