Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Prishtinë gjenerallejtënant Laurent Michaud, shef i Komandës së Përbashkët të Operacioneve dhe zëvendësshef i Forcave të Armatosura të Zvicrës.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Gjeneralmajori Ulutaş ka ritheksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Ai ka vlerësuar gjithashtu kontributin afatgjatë të Zvicrës në kuadër të misionit të KFOR-it.




