Përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kanë vizituar Termocentralet Kosova A dhe Kosova B, si dhe Fabrikën e Pajisjeve Xehetare në Palaj, ku kanë dëgjuar shqetësimet e punëtorëve.
Punëtorët kanë ngritur ankesa për temperaturat e larta në vendet e punës, ventilimin, ndriçimin, higjienën, cilësinë e pajisjeve mbrojtëse, kompensimet dhe vlerën e shujtës.
Gjatë takimeve janë përmendur edhe mungesa e stafit profesional në disa sektorë dhe problemet me transportin e punëtorëve.
BSPK ka kërkuar nga menaxhmenti i KEK-ut që, në bashkëpunim me sindikatën e energjetikës, të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimin e kërkesave të punëtorëve./EO/




