Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim studiuesin dhe profesorin në Universitetin e Cyrihut, Dr. Ardian Jusufi, me të cilin ka biseduar për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe robotikës në Kosovë.
Kurti vlerësoi arritjet akademike dhe shkencore të Jusufit në këtë fushë, duke theksuar se ai është ndër studiuesit shqiptarë me sukses ndërkombëtar.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për avancimin e inteligjencës artificiale dhe robotikës në Kosovë, si dhe bashkëpunimi për zhvillimin e këtij sektori.
Kurti shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Jusufin, duke e cilësuar kontributin e tij të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.




