Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Shala nga Kopiliqi i Poshtëm, në përvjetorin e rënies së tij heroike.
Përmes një postimi, Lushtaku ka nderuar veprën dhe sakrificën e Shalës, duke thënë se ai dha jetën për lirinë e Kosovës dhe se kujtimi për dëshmorët mbetet përgjegjësi për brezat e ardhshëm.
“Ai ra për lirinë e Kosovës, duke lënë pas një emër që do të kujtohet me krenari nga familja, miqtë e bashkëluftëtarët”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka shprehur nderimin më të lartë për dëshmorin Shefqet Shala dhe të gjithë dëshmorët e kombit, duke theksuar se sakrifica e tyre është pjesë e historisë së lirisë së Kosovës.




