Pas moshës 40-vjeçare, trupi ndryshon dhe kërkon më shumë kujdes përmes ushqyerjes së shëndetshme. Në këtë periudhë rritet rreziku për kolesterol të lartë, sëmundje të zemrës dhe diabet.
Ekspertët këshillojnë kufizimin e disa ushqimeve që mund të ndikojnë negativisht në shëndet, si mishrat e përpunuar (sallamet, proshutat dhe salsiçet), alkooli i tepërt, pijet e gazuara me shumë sheqer, ushqimet e skuqura, produktet nga mielli i bardhë dhe ëmbëlsirat industriale.
Konsumimi i shpeshtë i këtyre produkteve mund të ndikojë në peshë, metabolizëm dhe funksionimin e organizmit. Një dietë e balancuar, së bashku me aktivitet fizik të rregullt, ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe energjisë edhe pas moshës 40-vjeçare.




