Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar këtë të shtunë lokacionin ku po zhvillohen gërmime në Zubin Potok.
Sipas dyshimeve të institucioneve, në këtë zonë mund të gjenden mbetje mortore të 23 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Lidhur me rastin, deri tani janë ndaluar dy persona, ndërsa gjatë ditës së djeshme autoritetet kanë kryer bastisje në pronën e njërit prej tyre, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.
Pas përfundimit të vizitës në vendngjarje, pritet që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të mbajë një deklaratë për media lidhur me ecurinë e procesit dhe zhvillimet e fundit./EO/




