Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral-brigadier Federico Collina, dhe zëvendësshefi i shtabit për operacione, kolonel Mauro Bruschi, kryesoi ceremoninë e Paradës Ndërkombëtare të Medaljeve, e mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë, pjesëtarëve të kontingjentit shumëkombësh iu ndanë Medaljet e NATO-s për Operacionet Jo-Neni 5, në shenjë vlerësimi për profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e tyre në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen për personelin e dekoruar, duke vlerësuar kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.




