Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 31-të, ku ka miratuar Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit për vitin 2026, si dhe disa vendime që lidhen me mbështetjen ekonomike dhe aktivitetet kulturore.
Sipas raportit, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, të hyrat buxhetore kanë arritur në 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërsa shpenzimet kanë qenë 1 miliard e 777.50 milionë euro.
Në kuadër të vendimeve të marra, Qeveria ka ndarë 1.4 milionë euro për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Gjithashtu, janë miratuar 21 mijë euro për realizimin e shfaqjes teatrale “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”, me regji të Mario Banushit.
Ekzekutivi në detyrë ka miratuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila ishte miratuar më 22 maj 2026.




