Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka tentuar t’i ofrojë ryshfet një prokurori, menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2026, rreth orës 14:20, kur i dyshuari dyshohet se ka tentuar t’i japë 50 euro prokurorit përmes vozitësit të tij, teksa ata ndodheshin në lëvizje me veturë zyrtare.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit në tentativë”.




