Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, sipas të cilit në vend janë regjistruar 41 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 83 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka shqiptuar 2,510 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Po ashtu, janë arrestuar 26 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.




