Trajneri kosovar i basketbollit, Albert Sylejmani, ka përfunduar me sukses fazën e dytë të programit prestigjioz FIBA Europe Coaching Certificate (FECC).
Programi u zhvillua nga 26 korriku deri më 2 gusht në Trentino të Italisë, në kuadër të FIBA U16 EuroBasket, ku Sylejmani mori pjesë në ligjërata dhe sesione praktike të udhëhequra nga emra të njohur të basketbollit evropian.
FECC synon avancimin profesional të trajnerëve përmes shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të njohurive në punën me talentet e rinj.
Federata e Basketbollit e Kosovës e ka uruar Sylejmanin për këtë arritje dhe i ka dëshiruar suksese në fazën e tretë dhe përfundimtare të programit.




