Një grua është arrestuar në Prizren pasi gjatë kontrollit të banesës së saj, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 33.17 gramë marihuanë dhe katër fishekë.
Ajo dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje të paautorizuar të municionit. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.




