Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka njoftuar se është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, në Legjislaturën e 11-të.
Ramadani ka thënë se siguria dhe mbrojtja do të mbeten në fokusin e angazhimit të tij publik e politik, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për interesin e vendit.
Ai ka rikujtuar se rikthimi në Kuvend vjen pas 12 vitesh, pasi më herët kishte qenë deputet në Legjislaturën e 4-të.
Si nënkryetar i Aleancës, Ramadani ka deklaruar se partia e tij do të vazhdojë të angazhohet për sigurinë kombëtare dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve.




