Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikëkalimet kufitare të Kosovës.
Pika më e ngarkuar vazhdon të jetë Dheu i Bardhë, ku në hyrje të Kosovës pritjet arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 600 metra e gjatë. Në këtë pikë ka pritje edhe në dalje, me rreth 100 metra kolonë dhe 15 minuta pritje.
Ngarkesë është raportuar edhe në pikën kufitare Jarinje, ku në dalje kolona arrin deri në 200 metra dhe pritjet zgjasin rreth 20 minuta.
Në Han të Elezit pritjet janë më të shkurtra, rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Ndërkohë, në dalje të Merdarit pritjet arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa gjatësia e kolonës nuk është bërë e ditur.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat e tjera kufitare aktualisht nuk paraqesin ngarkesa të theksuara.




